Qendra tregtare Albi Mall rihap dyert nga nesër
Që nga 1 qershori, qendra tregtare Albi Mall do t'i rihapë dyert për t’iu rikthyer normalitetit.
Lajme
Siç njofton kumtesa, megjithatë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, të gjithë konsumatorët duhet t’i përmbahen rregullave të cilat janë caktuar nga MSH dhe OBSH në mesin e të cilave dominojnë:
-Mbajta e maskave dhe dorezave e detyrushme nga çdo klientë,
-Të respektohet distanca sociale nga 1.5m – 2m.
“Lusim konsumatorët që së bashku duke i respektuar rregullat e caktuara ta tejkalojmë edhe këtë gjendje! Sipas marrëveshjes së arritur, gjithmonë duke u bazuar në rregulloren e disiplinës për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar, të hapura do të jenë të gjitha dyqanet, përfshirë edhe gastronominë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/