Qendra për Menaxhim Kufitar: Kosova, faktore në zinxhirin e sigurisë rajonale

Policia kufitare e Kosovës sot e ka zhvilluar një operacion të suksesshëm bashkë edhe me policinë shqiptare dhe strukturave kundër krimit në Mbretërinë e Bashkuar (National Crime Agency & Border Force, ku në Aeroportin e Prishtinës, janë sekuestruar një shumë e madhe e parave të padeklaruara. Për operacionin ‘Marewood’, ka shkruar edhe Qendra për Menaxhim…

Lajme

21/07/2025 17:51

Policia kufitare e Kosovës sot e ka zhvilluar një operacion të suksesshëm bashkë edhe me policinë shqiptare dhe strukturave kundër krimit në Mbretërinë e Bashkuar (National Crime Agency & Border Force, ku në Aeroportin e Prishtinës, janë sekuestruar një shumë e madhe e parave të padeklaruara.

Për operacionin ‘Marewood’, ka shkruar edhe Qendra për Menaxhim Kufitar.

Sipas kësaj qendre, autoritetet e Kosovës saj janë faktor domethënës në zingjirin e sigurisë rajonale.

“Angazhimi, bashkërendimi dhe bashkëpununimi ndërkombëtar i autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës sjell rezultate të përditshme dhe konfirmon se Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj janë faktor domethënës në zingjirin e sigurisë rajonale dhe më gjerë dhe njëkohësisht të afta dhe të gatshme në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe formave të krimit. Ju lumtë

Raportoni dukuritë negative në numrin 080050095(pa pagesë).

Ju falënderojmë për bashkëpunim!”, thuhet në reagim.