Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj përfiton donacion në vlerë 400 mijë dollarë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar donacion në vlerë 400 mijë dollarë paisje mjekësore dhe materiale shpenzuese të cilat janë siguruar nga Globus Relief përmes Islamic Relief Kosova.

Lajme

31/07/2017 14:25

Paisjet mjekësore dhe materialet tjera shpenzuese janë produkte amerikane që janë sjellë në Skenderaj dhe të cilat do t’i shërbejnë QKMF-së në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi në Skenderaj Ever Gashi ka thënë së këto paisje dhe material janë shumë të nevojshme për QKMF-në në Skenderaj dhe ato do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion. Ai në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar Globus Relief dhe Islamic Relief Kosova për ndihmën e ofruar.

Nuk është hera e parë që Islamic Relief Kosova ndihmon në Skenderaj, kjo organizatë ka ndihmuar herë pas here familjet nevojtare, rasti më I freskët është ai I fshatit Morinë ku kjo organizatë ka financuar vesndosjen e gypit kryesor furnizues për ujë të pijëshëm për këtë fshat.