Qëllohet për vdekje terroristi islamik që theri dy policë francezë

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për terrorizëm i cili theri me thikë dy policë në një stacion policie. I dyshuari thuhet se u fut në stacionin policor dhe sulmoi me thikë dy policë, dhe tentoi të largohet duke bërtitur “'Allahu Ekber'. 

Bota

20/12/2014 21:58

Ky person u vra pasi sulmoi policët me thikë në një stacion në Joue-les-Tours, në periferi të qytetit Tours, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Gazeta franceze Le Figaro shkruan se sulmuesi hyri në ndërtesë në rreth orës 02:00, në një gjendje të shqetësuar, transmeton lajmi.net.

Pa paralajmërim ai pastaj nxori një thikë që e kishte fshehur pas shpinës së tij, dhe sulmoi një oficer të policisë ndërsa bërtiste ‘Allahu Ekber’.

I dyshuari sulmoi edhe policët tjerë, duke e goditur njërin në fytyrë dhe vesh, duke mos i lënë zgjidhje tjetër policëve, përveq se ta qëllonin për vdekje.

Sulmi u përshkrua si “brutal” nga Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

Gazeta gjithashtu raporton se i vdekuri ishte një vendas me prejardhje nga Burundi në Afrikën lindore, dhe kishte një të kaluar kriminale.

Ai mund të jetë gjithashtu “një islamist i njohur nga shërbimi i inteligjencës franceze DGSI për qëndrimet e tij radikale”. (lajmi.net)