Qëllohet për vdekje 44-vjeçari shqiptar në SHBA

Një ngjarje e rëndë tronditur komunitetin e shqiptarëve në SHBA. 44-vjeçari Francesk Shkambi është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda restorantit që ai menaxhonte. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielën në Prime 7 në Commerce Township. Autori i vrasjes është vetëdorëzuar te forcat e rendit pak pas ngjarjes. Ndërkohë 44-vjeçari ka patur…

Lajme

18/11/2025 10:40

Një ngjarje e rëndë tronditur komunitetin e shqiptarëve në SHBA. 44-vjeçari Francesk Shkambi është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda restorantit që ai menaxhonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielën në Prime 7 në Commerce Township. Autori i vrasjes është vetëdorëzuar te forcat e rendit pak pas ngjarjes. Ndërkohë 44-vjeçari ka patur shenja jete në momentin që është marrë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Commerce Township, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital, shkruan rtsh.al.

Nuk ka ende informacione mbi shkakun e ngjarjes, ndërsa sipas mediave të huaja, raportohet se autori është një 65-vjeçar, banor i Farmington Hills. Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Qarkut Oakland.

Policia ka gjetur një pistoletë 9 mm në vendin e krimit, që dyshohet të jetë arma e përdorur për vrasjen e Shkambit, e cila rezultoi se ishte e vjedhur në muajin janar.

Ka qenë një telefonatë e mbërritur në telefonin e Shkambit, ajo që e ka nxjerrë në verandën e restorantit, aty ku dhe u qëllua për vdekje.

Sherifi Michael Bouchard ka deklaruar se viktima dhe autori i krimit, kishin njohje të vjetra me njëri-tjetrin. Nuk dihet arsyeja e konfliktit mes tyre e cila çoi përshkallëzoi deri në të shtënat fatale.

“Ai ka zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim në fund të fundit dhe na ndërtoi të gjithëve dhe na bëri të gjithëve familje”, tha Alex Craëford. “Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ka zemrën më të madhe – është një gjigant i butë dhe na mungon shumë, kjo është e sigurt. “Ai është si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronar i Prime 7.

Natyra e mosmarrëveshjes që çoi në të shtënat është e paqartë. Më shumë detaje pritet të pasojnë një seancës gjyqësore që pritet të mbahet këtë të martë (18 nëntor).