Qëllohet me armë zjarri një grua jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia
Një person u qëllua të enjten në mëngjes nga rojet e sigurisë jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia, tha një person i njohur me këtë çështje për NBC News. Të shtëna u dëgjuan herët në mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar atë që CIA tha se ishte një “incident sigurie”. Sipas NBC News, të shtënat nuk…

Bota
Një person u qëllua të enjten në mëngjes nga rojet e sigurisë jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia, tha një person i njohur me këtë çështje për NBC News.
Të shtëna u dëgjuan herët në mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar atë që CIA tha se ishte një “incident sigurie”.
Sipas NBC News, të shtënat nuk ishin fatale. Një burim federal i zbatimit të ligjit tha se personi i dyshuar është një grua, por detaje të tjera nuk janë dhënë.
Nga ana tjetër një burim i Reuters nuk pranoi të thotë nëse të dyshuarënn e kanë goditur me armë zjarri apo të zbulojë ndonjë detaj tjetër të incidentit, përveçse tha se personi tani është në paraburgim.