Qehaja: Disa premtime për ushtrinë janë të parealizueshme
Eksperti i sigurisë, Florent Qehaja tha se debati mes Rexhep Hotit nga Vetëvendosje dhe Haki Demollit nga LDK, në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, në lidhje me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, kishte kryesisht informacione të shumta, por iu munguan aspekte konkrete.
Lajme
“Të dy kishin informacion të shumta, por vërehej mungesa e PDK-së sepse ata bartin një bagazh të sukseseve apo të mossukseseve të këtë temë”.
“Çështja e FSK-së, kishte dallime në nuanca, por jo qëndrim që dallon shumë. U nënvlerësua fakti që duhet të ketë debat me komunitetin serb, mbase u tha mes rreshtave mirëpo nuk u dha ndonjë propozim se si të procedohet kryesisht tutje”.
Qehaja tha se premtimet se Ushtria do të shtrihet edhe në veri, nuk qëndrojnë.
“Ushtria do të shtrihet në veri, ky premtim nuk do të qëndroj. Debati për FSK-në kishte informacione nga të dytë”.
“Por, nuk u përmend se si të veprohet, në kuptimin e rrugës, p.sh cilado parti që fiton, si do të procedohet tutje, nuk u përmend a do të shkohet me ligj apo me kushtetutë, nuk u përmend konsultimi me partnerët ndërkombëtar, sepse zhvillimi i saj varet me baza bilaterale”.
“Nuk duhet të ngutemi dhe të japim deklarata se ushtria do të bëhet brenda javësh, duhet të jepet një kohë”.
Ndërkaq për policinë, Qehaja tha se në debat kishte informacione interesante por munguan aspekte konkrete.
“Policia jonë është më e vjetra në rajon, nuk u përmend sigurimi shëndetësor i policëve gjë që është shumë me rëndësi, nuk u përmend çështja e furnizimit me helikopterë, njësia speciale e disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me riorganizim të policisë”.