Qasja e Trumpit ndaj Evropës, Arifi: Në Kosovë do të ketë rritje të çmimeve

Profesori  i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka komentuar qasjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe se sa do të ketë ndikim në Kosovë kjo sjellje e të parit të SHBA-ve. Arifi thotë se në Kosovë, pas vendosjes së tarifave për Bashkimin Evropian do të ketë rritje të çmimeve. Sa i…

Lajme

13/03/2025 19:13

Profesori  i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka komentuar qasjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe se sa do të ketë ndikim në Kosovë kjo sjellje e të parit të SHBA-ve.

Arifi thotë se në Kosovë, pas vendosjes së tarifave për Bashkimin Evropian do të ketë rritje të çmimeve.

Sa i përket politikës, Arifi shton se do pritet të ketë vendime të prera.

“Qasja e Trumpit do të ketë impakt shumë të madh sepse e para, do të ndikojë në ekonomi. Në momentin që do të vendosen tarifat për BE-në, do të ketë impakt në ekonomi, me siguri do të kemi rritje të çmimeve edhe më shumë, pra do të na dëmtohet mirëqenia, në aspektin ekonomik. Në aspektin politik mund të kemi vendime të prera”, u shpreh profesori në Klankosova.