Qarkullojnë zëra për lidhje me Young Zerkën, ky është reagimi i Kiara Titos

Kiara Tito ka dy fjalë lidhur me thashethemet për lidhje me Young Zerkën.

ShowBiz

17/11/2020 16:53

Young Zerka shumë herë komentohet edhe për jetën private, ani pse tenton ta mbajë larg vëmendjes së publikut, shkruan lajmi.net.

Artisti, së fundi ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq krah moderatores Kiara Tito, por habiti të gjithë me mbishkrimin që ia la fotos.

Së fundi, dikush nga ndjekësit i shkruan Kiarës dhe e pyet “Cthon kshtu per ty dhe Zerken”, kurse ajo nuk përton fare t’i përgjigjet.

“E pra, c’behet kshtu> Kur do na vije kjo e shtuna mbrema?”, ishte përgjigja e Kiarës, duke nënkuptuar se nuk ka asgjë mes tyre, vetëm miqësi. /Lajmi.net/