Qalaj: Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, Haxhiu te ne nuk kalon

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, para hyrjes në Kuvendin e Kosovës është deklaruar për media, duke bërë të ditur edhe qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket votës për kryeparlamentar. Qalaj shkurt tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë. “Qëndrimi i PDK-së, mbetet i njëjtë nuk ka ndryshuar. Nuk ndryshon sot,…

Lajme

29/04/2025 10:03

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, para hyrjes në Kuvendin e Kosovës është deklaruar për media, duke bërë të ditur edhe qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket votës për kryeparlamentar.

Qalaj shkurt tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë.

“Qëndrimi i PDK-së, mbetet i njëjtë nuk ka ndryshuar. Nuk ndryshon sot, s’do të ndryshojë as pas 48 orëve, as pas një jave e muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu te PDK-ja nuk kalon”, ka deklaruar Qalaj. /Lajmi.net/