Qalaj: PDK nuk e voton askënd që ka qenë pjesë e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet në pritje të iniciativës nga partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, për të ndërtuar shumicën parlamentare. “Ne jemi në pritje të iniciativës të partisë që ka siguruar më së shumti ulëse në parlament që të krijojnë…

Lajme

22/08/2025 10:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet në pritje të iniciativës nga partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, për të ndërtuar shumicën parlamentare.

“Ne jemi në pritje të iniciativës të partisë që ka siguruar më së shumti ulëse në parlament që të krijojnë shumicën parlamentare, dhe shumica parlamentare krijohet me marrëveshje politike”, tha Qalaj para mediave, në prag të tentimit të 56-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net

Ai ritheksoi qëndrimin e PDK-së se nuk do të mbështesin asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e ekzekutivit. “Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, nuk e votojmë askënd që ka qenë pjesë e qeverisë, ndërsa për kandidatët tjerë mbetet të shihet”, u shpreh ai./lajmi.net/