​Qalaj: Nuk e votojmë Haxhiun për kryeparlamentare, nuk është kandidate e denjë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se nuk do ta votojnë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare. “Jo nuk do e votojmë për shkak se konsideroj kandidati që është propozuar pë kryeparlamentar nuk është i denjë. Para se kush do të jetë i takon koalicionit fitues mirëpo unë personalisht nuk…

Lajme

21/04/2025 14:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se nuk do ta votojnë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare.

“Jo nuk do e votojmë për shkak se konsideroj kandidati që është propozuar pë kryeparlamentar nuk është i denjë. Para se kush do të jetë i takon koalicionit fitues mirëpo unë personalisht nuk do e votojmë”, ka thënë Qalaj.

Deputetët mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës.

Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në dy tentime radhazi, Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.,

Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.