Qalaj: Kusari-Lila të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë kombëtare të Kosovës

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovëës (PDK), Rashit Qalaj ka thënë për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin serb Milan Radoçiqin se është çështje e sigurisë nacionale. Qalaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar të di se cilat kanë qenë…

Lajme

10/10/2024 13:03

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovëës (PDK), Rashit Qalaj ka thënë për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin serb Milan Radoçiqin se është çështje e sigurisë nacionale.

Qalaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar të di se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit që ia ka plotësuar VV-ja.

“Koordinimi i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me liderin e Listes Serbe, terroristin Milan Radojqiq, nuk është më vetëm problem politik, por edhe çështje e sigurisë nacional. Cilat kërkesa të Radojqiqit i ka plotësuar VV, Kusari dhe Kurti në këmbim të votës së deputetëve të Listës Serbe për për të përjashtuar veteranët e luftës nga paga minimale? Nëse VV, Kusari dhe Kurti janë në gjendje për të sakrifikuar, nënçmuar dhe përbuzur kategorinë më të lavdishme të luftës së UÇK-së, për të plotësuar egon e nacionalizmit serb?”, ka shkruar Qalaj.

Tutje ai u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që deputetja Kusari-Lila të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë kombëtare në Kosovë.

“Ju bëjë thirrje institucioneve të sigurisë e sidomos AKI-së që kryetarja e grupit parlamentar të VV, Deputetja Mimoza Kusari Lila të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës dhe e njejta të përgjigjet para organeve të drejtësis”, shkroi Qalaj. /Lajmi.net/