Qalaj: Kryetari i kuvendit përfaqëson deputetët dhe jo vetëm partinë

Me 29 prill do të zhvillohet seanca e tetë me radhë e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ky “ngërq” politik vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po arrin të gjen “zgjidhje” për zgjedhjen e kandidates së deputetes, Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo pesë here tentoi por votat ishin…

Lajme

28/04/2025 17:22

Me 29 prill do të zhvillohet seanca e tetë me radhë e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ky “ngërq” politik vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po arrin të gjen “zgjidhje” për zgjedhjen e kandidates së deputetes, Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Ajo pesë here tentoi por votat ishin të njëjta, 57 pro, 41 kundër dhe 3 abstenim.

Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se kreu i Kuvendit përfaqëson të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe jo vetëm partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai në Dukagjin u shpreh se çasja e PDK-së nuk ka ndryshuar por as ajo e LVV-së për ndryshim kandidati apo ndonjë gjë tjetër.

“Vaaret se çfarë hapa marrin Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicionet parazgjedhore, Lista Guxo dhe Alternativa, nëse është Haxhiu, rezultati mbetet e njëjtë. Nuk kemi ndonjë ndryshim mendimi apo qendrimi gjatë ditës së nesërme. As nuk I numërojë, e rëndësishme është personi I propozuar. Pajtohem se kreu I Kuvendit nuk përfaqëson vetëm partinë fituese, por deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duhet të gjindet një person  që reflekton pozitivitet tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.  Nuk kam informacion për ndonjë përpjekje të daljes nga ngërçi I krijuar”, tha Qalaj.