Qalaj: Kosova po humb shumë si në aspektin politik edhe në atë të ndihmave nga jashtë – Është mirë të ndodh takimi Limaj-Kurti

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj sot para Kuvendit të Kosovës është deklaruar në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend e që ka thënë se sot është dita e 89-të nga betimi i deputetëve ndërsa seanca e 48-të me radhë për të tentuar konstituimin e Kuvendit. Ai ka thënë se nga kjo situatë Kosova po…

Lajme

17/07/2025 10:44

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj sot para Kuvendit të Kosovës është deklaruar në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend e që ka thënë se sot është dita e 89-të nga betimi i deputetëve ndërsa seanca e 48-të me radhë për të tentuar konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se nga kjo situatë Kosova po humb shumë.

“Mendoj që qytetarët e Kosovës me të drejtë janë shqetësuar, sepse Kosova është duke humbur shumë edhe në aspektin politik po edhe në aspektin e ndihmave nga jashtë. Kosova po e rrezikon ta humb një fond 900 milionësh nga plani i rritjes i BE-së dhe ende nuk ka ndonjë reflektim nga koalicioni që ka siguruar më së shumti ulëse në parlamentin e Kosovës, është një fatkeqësi e madhe dhe të them të drejtën nuk po shoh ndonjë sinjal që ka ndonjë ndryshim. Nuk ka ndonjë tentativë për marrëveshje politike në spektrin politik të Kuvendit të Kosovës dhe për PDK-në kjo është e papranueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin”, ka thënë Qalaj.

Ai ka folur edhe për një takim eventual mes Limajt dhe Kurtit e për të cilin ka thënë se është mirë të ndodh që të formohen institucionet sa më shpejtë.

“PDK që nga dita e parë është duke pritur iniciativë nga koalicioni fitues, nuk varet nga ne. Ajo që varet është që ne jemi të hapur të takohemi në çfarë do kohe. I mbetet koalicionit që ka fituar më së shumti vota që të formoj institucionet e Kosovës. PDK do të jap kontributin gjithmonë kurdo dhe kudo, sa herë që ka iniciativa për një marrëveshje politike.  Ne jemi në pritje jemi të gatshëm ti japim zgjidhje vendit”, ka thënë Qalaj. /Lajmi.net/