Qalaj: Jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje qysh nesër
Në vazhdimin e videos, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në vend dhe vendimet që duhet ti marrë qeveria që raste të tilla si Banjska të mos përsëriten. “Po, sigurisht që ka rrezik, me vetë faktin se kemi një numër të kriminelëve që kanë marrë pjesë në Banjskë, dhe që…
Lajme
Në vazhdimin e videos, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në vend dhe vendimet që duhet ti marrë qeveria që raste të tilla si Banjska të mos përsëriten.
“Po, sigurisht që ka rrezik, me vetë faktin se kemi një numër të kriminelëve që kanë marrë pjesë në Banjskë, dhe që nuk janë arrestuar, dhe janë të lirë në Serbi, duke përfshirë kreun që ka qenë duke i prirë këtij grupi terrorist, pastaj mbështetjen që e kanë pasur nga shteti i Serbisë, si financiare, logjistike, me pajisje ushtarake. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që mos të kemi ndonjë sulm të tillë siç ka qenë, dhe po ashtu iu kisha bërë apel institucioneve të sigurisë që të përqendrohen te rritja e vigjilencës sa i përket infrastrukturës kritike, në përgjithësi në Veri.”-tha Qalaj.
Qalaj foli për problemet logjistike që përballet policia dhe ushtria e vendit, duke theksuar se Qeveria duhet bërë punë më shumë dhe shprehu se ligji i ri i pagave për policët i ka dëmtuar shumë.
“Ju e keni parë se çfarë gjendje ka pasur vitin e kaluar me logjistikë, në mungesën e veshmbathjeve, qoftë në ushtri, por edhe polici. Dhe kemi parë që Qeveria e vendit me ligjin e ri për pagat i ka dëmtuar skajshmërisht, institucionet e sigurisë”- tha Qalaj.
Tutje Qalaj tha se janë të gatshëm për zgjedhje për sërë arsyesh.
“Kërkojmë zgjedhje shumë shpejt, nuk mendoj që do të ketë, por kërkoj që të ketë sa më shpejtë. Jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje qysh nesër. Pra, si Parti Demokratike, ne jemi duke bërë përpjekje që këtë pushtet ta dërgojmë në shtëpi sa më shpejtë.” /Lajmi.net/
Video e plotë: