PZAP gjobit Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar një gjobë prej 45,000 eurosh ndaj subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të një ankese nga subjekti politik Kosovski…

Lajme

29/12/2025 20:30

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar një gjobë prej 45,000 eurosh ndaj subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të një ankese nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, që u vlerësua si e bazuar nga PZAP.

Në vendim, Lista Serbe është shpallur përgjegjëse për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të vendimit, për shkeljet e konstatuara, Lista Serbe është dënuar me një gjobë në vlerë prej 45,000 euro. PZAP ka njoftuar se subjekti politik është i obliguar të paguajë gjobën brenda 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025, ndërkohë që PZAP ka shqyrtuar dhe trajtuar disa ankesa që kanë të bëjnë me zhvillimin e fushatës zgjedhore. /Lajmi.net/