PZAP gjobit Koalicionin për Familje
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Koalicionin për Familje me 5 mijë euro për shkak të thyerjes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike. Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës nga OJQ CEL Kosova dhe Dylberizmi kundër Koalicionit për Familje për shkak të gjuhës diskriminuese dhe urrejtjes. PZAP gjeti se gjuha e…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Koalicionin për Familje me 5 mijë euro për shkak të thyerjes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike.
Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës nga OJQ CEL Kosova dhe Dylberizmi kundër Koalicionit për Familje për shkak të gjuhës diskriminuese dhe urrejtjes.
PZAP gjeti se gjuha e përdorur nga kandidati Jeton Haxhimustafa në Facebook më 22 janar, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike.
Kodi i Mirësjelljes detyron subjektet politike, kandidatët, anëtarët e subjekteve dhe mbështetësit e tyre ta respektojnë këtë kod me qëllim të krijimit të kushteve që gjatë periudhës së fushatës, veprimet e subjekteve politik të jenë në një atmosferë të tolerancës, demokracisë, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.