PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro për shfrytëzim të institucioneve publike në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se kandidatë deputetë nga LVV kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, andaj Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro. Në vendimin e PZAP bëhet e ditur se janë pranuar si të bazuara ankesa e e LDK-së dhe se…

Lajme

26/12/2025 17:22

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se kandidatë deputetë nga LVV kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, andaj Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro.

Në vendimin e PZAP bëhet e ditur se janë pranuar si të bazuara ankesa e e LDK-së dhe se LVV me deputetët Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeko e kanë shfrytëzuar institucionet publike për fushatë.

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 6,000.00 (gjashtëmijë) euro”, shkruhet në vendimin e PZAP.

Derisa, PZAP njofton se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.