PZAP dënon edhe Lëvizjen Vetëvendosje, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në tubimin në Pejë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë. Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga LDK-ja të cilët kanë akuzuar Kurtin se shkeli kodin e mirësjelljes. PZAP me këtë rast ka konsideruar…

Lajme

16/01/2025 10:34

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.

Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga LDK-ja të cilët kanë akuzuar Kurtin se shkeli kodin e mirësjelljes.

PZAP me këtë rast ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Kjo shumë prej 3 mijë euro do të duhet të paguhet brenda një afati prej 15 ditësh,

Ndryshe PZAP ka dënuar edhe LDK-në me 20 mijë euro.

Ankesa e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për LDK-në lidhej me një publikim të kandidates për deputete Xhenet Syka, e cila kishte krahasor Kurtin me Adolf Hitler./Lajmi.net/