Pyetet për koalicionin e mundshëm me Limajn, Kurti: S’i kemi ndryshuar qëndrimet ndaj kundërshtareve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar sot në Gjilan nga ku është deklaruar edhe në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Ai tha se partia e tij është fituese por se presin certifikimin e rezultateve në mënyrë që të formohet qeveria e re. Ai është pyeture dhe në lidhej me mundësinë për koalicion të mundshëm…

Lajme

04/03/2025 11:28

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar sot në Gjilan nga ku është deklaruar edhe në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

Ai tha se partia e tij është fituese por se presin certifikimin e rezultateve në mënyrë që të formohet qeveria e re.

Ai është pyeture dhe në lidhej me mundësinë për koalicion të mundshëm me partinë Nisma të Fatmir Limajt, ku tha se partia që udhëheq ai do të pres certifikimin e rezultateve, e do të shohin për rrugën përpara.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ai dhe partia që ai drejton nuk kanë qëndrime të tjera për kundërshtarët e tyre, nga ato që kanë pasur me herët.

I njëjti tha se ai që fiton ‘‘duhet dhe do ta formojë qeverinë’’.

‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka thënë ai. /Lajmi.net/