Puyol: S’është vonë që Messi të kthehet te Barcelona

Carles Puyol ka dhënë mendimin e tij sa i përket rikthimit të mundshëm të Lionel Messi te Barcelona. Ish-kapiteni i Barcelonës, Puyol ka thënë se do të ishte mirë që Messi të kthehej te Barca. Madje, ai konsideron se s’është aspak vonë që një rikthim i tillë të ndodh, pasi beson se Messi do të…

Sport

05/09/2022 19:01

Carles Puyol ka dhënë mendimin e tij sa i përket rikthimit të mundshëm të Lionel Messi te Barcelona.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Puyol ka thënë se do të ishte mirë që Messi të kthehej te Barca.

Madje, ai konsideron se s’është aspak vonë që një rikthim i tillë të ndodh, pasi beson se Messi do të ishte i mirëpritur çdoherë.

“Nuk është vonë që Messi të kthehet. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij dhe shumë gjëra mund të ndodhin deri atëherë”, ka thënë Puyol, transmeton lajmi.net.

“Varet nga Xavi dhe Leo, por ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur te Barca”, shtoi ish-kapiteni legjendar.

Messi lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona gjatë vitit të ardhshëm, por nuk ka diçka konkrete rreth këtij rikthimi. /Lajmi.net/