Putini i fal miga dhe tanke Serbisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka premtuar Republikës së Serbisë se do t’ia falë dhjetëra avionë luftarakë dhe tanke si makineri rezervë për Ushtrinë e saj.
Bota
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Djordjevic ka bërë të ditur se Serbia nuk do të paguajë asnjë cent për 29 miga, 29 avionë luftarakë, 30 tanke luftimi si dhe 30 automjete të blinduara të BRDM-2.
“Presidenti i Federatës Ruse ka thënë se do të nënshkruajë dekretin për lirimin dhe kur kjo është bërë, ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat. Ne jemi duke pritur për procesin në Rusi do të përfundojë dhe pastaj të shohim se si pajisje të Serbisë do të dorëzohen “, tha Djordjevic. /Lajmi.net/