Putin rrit ndjenjën antiamerikane dhe antievropiane në Rusi
Në hulumtim i opinionit ka treguar se në Rusi janë rritur ndjenjat antiamerikane, duke e arritur pikën më të lartë prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.
Bota
Ky hulumtim i opinionit është publikuar sot në Moskë nga Qendra Levada.
Si transmeton Radio Evropa e Lirë, 41për qind e të anketuarve thanë se opinioni i tyre për Shtetet e Bashkuara është “përgjithësisht negativ”, ndërsa 31për qind se është “shumë negativ”.
Në një hulumtim të ngjashëm në vitin 1991, vetëm 4 për qind e të anketuarve e kishin përshkruar mendimin e tyre për Shtetet e Bashkuara si “përgjithësisht negativ”, ndërsa 2 për qind si “shumë negativ”.
Muajin e kaluar, Qendra Levada e ka publikuar një hulumtim , ku shihet se opinioni i rusëve për Bashkimin Evropian po ashtu, është përkeqësuar gjatë 20 vjetëve të fundit.