Putin premton modernizim të ushtrisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të vazhdojë modernizimin e ushtrisë, duke thënë se “një ushtri e fuqishme, e pajisur me armë moderne, është garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rusisë”.

Bota

25/06/2015 19:19

Putin po ashtu ka thënë se Moska nuk ka qëllime agresive, por “synon të zgjidhë çdo marrëveshje me mjete politike, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe interesat e vendeve të tjera”.

Planet ruse për modernizim të ushtrisë deri në vitin 2020 kapin vlerën e më shumë se 40 miliardë dollarëve.

Komentet e Putinit sot në Kremlin vijnë një ditë pasi shtetet anëtare të NATO-s janë pajtuar për rritjen e kapacitetit të forcës për përgjigje të shpejtë të Aleancës.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.