Putin për shkak të Krimesë njohu pavarësinë e Kosovës

Zyrtarët serbë nuk shohin asgjë të keqe në deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus, Vlladimir Putin, duke e barazuar rastin e Kosovës me atë të Krimesë, shkruan gazeta serbe Blic.

Lajme

26/10/2014 10:15

Gjatë një konference për media, Putin ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës, e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe rasti i Kosovës (këtu gabon, sepse Kosova nuk është aneksuar, por ka krijuar shtet të pavarur – v.j.).

Sipas Putinit, dallimi i vetëm ndërmjet tyre është se Krimea është ndarë me anën e një referendumi, ndërkaq Kosova me anë të një deklarate të pavarësisë (këtu sërish gabon sepse kosovarët janë deklaruar për shtet të vetin që në vitin 1992 – v. j.).

Tani, si duhet të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës?

Sipas Vlladimir Todoriqit, nga Partia Demokratike, Rusia “në një periudhë të ardhshme nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

“Por, nuk është hera e parë që fati i Serbisë dhe interesat e saj shërbejnë në funksion të kusuritjes ndërmjet fuqive të mëdha, kurse fatkeqësi jonë është që Serbia po shërben si monedhë kusuritjeje ndërmjet interesave të të tjerëve”.