Putin firmos ligjin që etiketon njerëzit si agjent të huaj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot legjislacionin që lejon që individët të etiketohen si agjent të huaj.

Bota

02/12/2019 23:47

Kjo ka marrë kritika nga grupet e të drejtave të njeriut që këtë e cilësojnë si kufizim të lirisë së medieve në vend.

Një ligj fillestar për agjentët e huaj u miratua nga Rusia në vitin 2021, duke iu dhënë autoriteteve pushtet që të etiketojnë organizatat joqeveritare dhe grupet tjera si agjentë të huaj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Por zgjerimi i definicionit “agjentë të huaj” që të përfshijë edhe persona privat ka ngritur shqetësime.

Është edhe Human Rights Watch që ka reaguar pas firmosje nga Putin, duke kërkuar rrëzimin nga ligjvënësit.