Putin e ka humbur betejën ndaj nesh, thotë Obama

Problemet ekonomike të Rusisë tregojnë se presidenti rus nuk ka shënuar ndonjë fitore ndaj Shteteve të Bashkuara, është shprehur presidenti amerikan në një intervistë. 

Bota

22/12/2014 20:12

Obama e hodhi poshtë sugjerimin se z. Putin është një “mjeshtër shahu” që ia hodhi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë në betejën territoriale në Ukrainë, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas tij, Putin aktualisht po përballet me “dështimin e monedhës së vendit, një krizë madhore financiare dhe një tkurrje masive ekonomike”.

Problemet financiare të Rusisë janë pasojë e një sërë sanksionesh që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i vendosën pas aneksimit të pjesëve të Ukrainës lindore, në fillim të vitit. Putin ka vazhduar të mbajë një qëndrim sfidues, pavarësisht nga një recesion i pritshëm, shkaktuar nga rënia e çmimeve të karburantit dhe një rënie prej 40 për qind të vlerës së rublës.