Putin dyshohet të jetë prapa sulmeve ndaj pronave të kryeministrit britanik, Keir Stramer
Një seri sulmesh me zjarrëvënie kanë qenë së fundmi ndaj pronave të kryeministrit britanik, Keir Stramer. Siç raporton “The Mail on Sunday”, dyshimet janë se Rusia e Putini janë prapa këtyre sulmeve, shkruan lajmi.net Deri më tani, dy ukrainas dhe një rumun janë arrestuar për incidentet, duke u akuzuar për sulmet ndaj dy shtëpive dhe…

Bota
Një seri sulmesh me zjarrëvënie kanë qenë së fundmi ndaj pronave të kryeministrit britanik, Keir Stramer.
Siç raporton “The Mail on Sunday”, dyshimet janë se Rusia e Putini janë prapa këtyre sulmeve, shkruan lajmi.net
Deri më tani, dy ukrainas dhe një rumun janë arrestuar për incidentet, duke u akuzuar për sulmet ndaj dy shtëpive dhe një makine, që kishin lidhje me kryeministrin Stramer.
Spiunët britanikë “MI5” janë duke hetuar rastin e lidhjes së mundshme të tre të arrestuarve me regjimin e Putinit.
Askush nuk është lënduar nga sulmet por nëse vërtetohet se tre të arrestuarit kanë lidhje me Kremlinin, atëherë do të shënonte një përshkallëzim të madh të tensioneve mes dy vendeve.
Tre të arrestuarit janë: Petro Pochynok, 34 vjeç, Stanislav Carpiuc, 26 vjeç, dhe Roman Lavrynovych, 21 vjeç.
Kurse pronat e dëmtuara janë një shtëpi që aktualisht është marrë me qira nga kryeministri britanik në Kentish Town, në veri të Londrës , një tjetër në Islington aty pranë, ku ai jetonte më parë, dhe një makinë që ia shiti një fqinji vitin e kaluar./lajmi.net/