Putin dekreton pavarësinë e Krimesë

Agjencitë ruse të lajmeve cituan dekretin i cili “njeh Republikën e Krimesë, në të cilin qyteti i Sevastopolit gëzon një status special, si një shtet i pavarur dhe sovran”.

Bota

17/03/2014 19:44

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të hënën ka nënshkruar dekretin me të cilin formalisht e njeh Krimenë si shtet të pavarur, pas votimit të banorëve të këtij rajoni për shkëputje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë, ka konfirmuar Kremlini.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan dekretin i cili “njeh Republikën e Krimesë, në të cilin qyteti i Sevastopolit gëzon një status special, si një shtet i pavarur dhe sovran”.

Dekreti është bërë “duke marrë në konsideratë shprehjen e vullnetit të popullit të Krimesë në referendumin e përgjithshëm krimean, i cili u mbajt më 16 mars 2014”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin e këtij referendumi.