Puthja në buzë ndërmjet kolegeve Allison Janney dhe Kate Winslet

Si në të gjitha evenimentet e mëdha, edhe në ceremoninë e ‘Hollywood Film Awards’ nuk kanë munguar momentet që u kanë dhënë material faqeve rozë.

ShowBiz

06/11/2017 16:11

Krahas çmimeve që iu janë ndarë aktorëve, edhe momentet ngacmuese janë ato që përfolen në media. Një i tillë ka ndodhur ndërmjet dy kolegeve, Kate Winslet dhe Allison Janney.

Winslet mori më shumë se një çmim në këtë eveniment, ashtu që iu desh të mbante fjalime para të pranishmëve.

Gjatë njërit prej fjalimeve të saja, aktorja tha se ndihej e nderuar që ndodhej në të njëjtin vend me Allison Janney, transmeton telegrafi

“E di se nuk të njoh mirë, por e di se dua të jem si ti… Mendoj, mund të puthemi, ndoshta? Ndoshta?”, ka thënë Kate.

Ndërsa Janney u nis drejt skenës dhe u puth me Winslet fillimisht në buzë dhe pastaj u përqafuan.

YouTube player