Pushuesi nga Kosova rrëfen tmerret e  shpërthimit në Velipojë (Video)

Sapo kishin mbërritur në Velipojë dhe kishin zënë apartamentin ku do të qëndronin gjatë ditëve të pushimit. Apartamenti ndodhej në katet e sipërme të lokalit dhe tek lokali do të merrnin çelësat.

Lajme

28/07/2017 17:17

Me fëmijët kanë hyrë brenda kur ka ndodhur shpërthimi. Në një prononcim për gazetarët Islam Hyseni rrëfen ngjarjen, shkruan oranews.

“Familja ka qenë me 6 fëmijë. Në momentin kur kanë dëgjuar një zhurmë kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë jashtë. Sapo kanë dalë jashtë është dëgjuar shpërthimi i parë. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pak para se ata të nxirrnin fëmijët jashtë lokalit. Forca e shpërthimit të dytë ka nxjerrë jashtë pronarin e lokalit dhe djalin e tij.”

Valixhet me rrobat i kishin lënë para lokalit, por pas shpërthimit kanë mbetur vetëm disa lecka të djegura.

Mes rrobave të djegura Hyseni ka nisur të kërkojë pasaportën që ka humbur.

YouTube player