Pushtimi i Ukrainës, Selimi: Brenda 30 ditësh Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja dhe Greqia, si dhe inkuadrimin në NATO

Situata e krijuar në Evropën Lindore duhet të shfrytëzohet edhe nga Kosova, sipas ish-zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Lajme

22/02/2022 00:44

Selimi përmes një postimi në ‘Twitter’ ka dhënë një këshillë për autoritetet e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se Kosova duhet të sigurojë njohjen nga Spanja dhe Greqia në 30 ditët e ardhshme.

Po ashtu, Selimi ka thënë se duhet të shfrytëzohet situata edhe për inkuadrim në NATO, gjithnjë në mbështetje të ShBA, me çfarëdo kompromisi të nevojshëm për t’u plotësuar.

Ai ka cekur se ky është qëndrimi i tij privat, por se do të vepronte kështu po të ishte lider i Kosovës. /Lajmi.net/