Pushimi vjetor lë pensionistët pa adresë

Ka disa ditë që Halim Rrahmani e gjenë të mbyllur zyrën komunale të pensioneve në Lipjan, meqë punonjësja e vetme e saj, është në pushim vjetor.

Lajme

27/05/2019 22:20

Edhe Fatmire Krasniqi, si shfrytëzuese e ndihmës sociale, dëshiron t’i marr disa dokumente të nevojshme për ta operuar vajzën në fillim të Qershorit.

Përveç njoftimit për pushim të zyrtares, këtu nuk ka ndonjë udhëzim se ku duhet drejtuar këta qytetarë.

E në Komunë, thonë se kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

YouTube player