Punonjësve të Postës iu zbriten pagat

Posta e Kosovës ka vendosur t’iu zbrsë pagat punonjësve të saj. Janë 883 punonjës, të cilët nga muaji maj do të marrin paga me 6 dhe 8 për qind ulje, ndërsa nivelit të menaxherë u janë zbritur pagat 12 deri në 16 për qind, kurse, kryeshefit për 29 për qind.

Lajme

31/03/2015 18:04

Ky ndryshim ka ardhur me një vendim të Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve i Postës së Kosovës ka vendosur gradat e reja për të gjithë punonjësit. Ky vendim është marrë për të siguruar stabilitet financiar. Për pjesën dërrmuese të punonjësve, 883 prej tyre, përkatësisht 84% të punonjësve, gradat e reja janë 6% dhe 8 % më të vogla”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për nivelin menaxherial, gradat e reja janë 12% deri në 16% më të vogla. Kurse, grada e re e Kryeshefit Ekzekutiv është për 29% më e vogël”, thuhet në një njoftim të Postës.

Sipas njoftimit për media, pagat me gradat e reja do të aplikohen për muajin prill dhe do të ekzekutohen nga fillimi i muajit maj, 2015. Ky vendim thueht se është marrë pas një analize dhe diskutimi të gjatë dhe gjithëpërfshirës mes Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit, Sindikatës si dhe të gjithë punëtorëve.

Posta ka kohë që ka probleme financiare për shkak të numrit të madh të punëtorëve. Pas marrjes në menaxhim të Postës nga kryeshefi Sejdi Hoxha, në këtë ndërmarrje janë punësuar mbi 100 punonjës gjë që ka bërë që në muajin mars të ketë telashe të mëdha në ekzekutim të pagave.