Punonjësit shëndetësorë nga Brazili akuzohen se po japin injeksione të zbrazëta në vend të vaksinës anti-covid

Policia janë duke hetuar këto akuza për të ashtuquajturat vaksinat e erës, duke u përpjekur të gjejnë motivin e mundshëm pas spekulimeve.

Fun

21/02/2021 11:05

Policia në Brazil janë duke hetuar rreth akuzave që iu janë bërë rreth disa punonjësve të shëndetësisë që kanë dhënë vaksina të zbrazëta në vend të atyre anti-covid, shkruan lajmi.net.

Raporti thotë se infermieret kanë përdorur shiringa të zbrazëta në qytetarët që duhet të vaksinoheshin. Mediat lokale janë duke e quajtur këtë lloj vaksinimi vaksina e erës.

Rastet e këtyre vaksinimeve janë raportuar në 4 shtete. Policia ka lajmëruar se ka nisur hetimin e tyre të mërkurën, pasi filluan spekulimet se infermieret ishin anti-vaksiniste dhe besonin në teori konspirative, ose po i vidhnin vaksinat për t’i shitur.

Kjo në fillim u duk si një çështje e izoluar mirëpo është bërë shqetësuese tani që është parë në disa vende përnjëherësh.

Një ekspert i shëndetësisë nga Brazili, thotë se kjo është pasojë e trajnimit të dobët të stafit mjekësorë, ose ata kishin qëllime të këqija. Mirëpo të dy rastet janë të papranueshme dhe me administratë më të mirë do të ishin ndalur.

Policia e Rio ka thënë se personat që janë përfshirë në këtë ndodhi, në rast të vërtetimit të akuzës mund të dënohen deri me 12 vite në burg.

Në një video të bërë në një qendër vaksinimi, që është publikuar në mediat sociale, mund të shihet një grua 94 vjeçe teksa vaksinohet me një shiringë të zbrazët. Video është publikuar nga një i afërm i saj.

Pasi videoja u bë virale, infermierja është pushuar nga puna dhe filloi hetimi ndaj të gjithë komunës dhe këshillit mjekësorë regjional.

Infermierja e cila e kreu këtë veprim kishte më shumë se 10 vite eksperiencë dhe ishte trajnuar nën protokollin e imunizimit.

Nga 2.7% e popullsisë që janë vaksinuar deri më tani, zyrtarët thonë se ky ka qenë i vetmi rast i raportuar i një ndodhie të tillë. /Lajmi.net/