Punonjës shëndetësor sulmohet në Qendrën Emergjente të Mitrovicës pas një fjalosjeje me qytetarin
Një incident fizik është raportuar të ketë ndodhur në ambientet e Qendrës Emergjente në Mitrovicën e Jugut, ku një punonjës shëndetësor është sulmuar nga një qytetar pas një fjalosjeje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi një mashkull kosovar – ka deklaruar se gjatë kryerjes së detyrës së tij në emergjencë, ka pasur një debat…

Lajme
Një incident fizik është raportuar të ketë ndodhur në ambientet e Qendrës Emergjente në Mitrovicën e Jugut, ku një punonjës shëndetësor është sulmuar nga një qytetar pas një fjalosjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi një mashkull kosovar – ka deklaruar se gjatë kryerjes së detyrës së tij në emergjencë, ka pasur një debat verbal me një qytetar rreth një trajtimi mjekësor.
Konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike, ku i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën, raporton lajmi.net
Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas sulmit, ndërsa i dyshuari është shoqëruar nga policia. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Policia po heton rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si “sulm trupor”./Lajmi.net/