Punoi për gati 20 vite me qymyr, merr vesh se ishte djali i një sulltani (Foto)

Për gati 20 vite ai punoi si shpërndarës lëndësh djegëse, por më pas zbuloi se ishte i biri i një sulltani. E tillë është historia e Keith Williams, i cili tërë jetën jetoi në një shtëpi modeste një katëshe, por më pas mori vesh se babai i tij kishte një ‘perandori’ në Majlazi.

Bota

20/01/2016 14:46

Por duket se tashmë fati për 62-vjeçarin ka buzëqeshur sërish, pasi nga një shtëpi modeste me dy dhoma gjumi, e cila ishte ndërtuar nga prindërit e tij birësues, Keith mund të jetë në pritje për të lëvizur në një pallat të mahnitshme tip orientale, në krye me kupola të arta.

Nëna e tij, Elizabeth Rosa ishte vetëm 17-vjeçe kur punonte si infermiere në spitalin për fëmijë në Karshalton ndërsa pati një lidhje dashurie me princin Idris Iskandar El-Mutavakili Alallahi Shah. Për të shmangur të gjitha skandalet, princi u kthye në Malajzi ndërsa Rosa tek prindërit e vet, e më pas e dha foshnjën kur ishte vetëm 4 muajsh për adoptim. Por më pas gjithçka mori fund, dhe 62-vjeçari mori vesh se ishte djalë i një sulltani. /BW
2 3

 

4