Punimet janë zvarritur për kohë të gjatë, u vështirësohet zhvillimi i mësimit në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë

Renovimet e shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë janë mirëpritur nga kjo shkollë por nuk kanë vazhduar edhe aq mirë. Tash e disa muaj ato kanë mbetur ashtu siç janë nisur, pasi që sipas drejtorit të shkollës po punohet me intensitet shumë të vogël. “Na e ka vështirësuar zhvillimin e mësimit, e sidomos lëndën e edukatës…

Lajme

25/04/2024 11:57

Renovimet e shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë janë mirëpritur nga kjo shkollë por nuk kanë vazhduar edhe aq mirë.

Tash e disa muaj ato kanë mbetur ashtu siç janë nisur, pasi që sipas drejtorit të shkollës po punohet me intensitet shumë të vogël.

“Na e ka vështirësuar zhvillimin e mësimit, e sidomos lëndën e edukatës fizike por edhe të tjera. Jemi duke e shqyrtuar mundësinë e shkëputjes së kontratës”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka tentuar të bisedoj edhe me nënkryetaren e Prishtinës por nuk ka marrë përgjigje.

Video: