Punimet filluan në vitin 2013, përfunduan në vitin 2024 – Çka mori kaq shumë kohë për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë

Ndërtesa e Gjykatës në Gjakovë, që nga viti 2013 ka qenë në ndërtim, dhe deri tani, gjatë këtij viti ky objekt ka mbaruar së ndërtuari. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar ta shohë vetë procesin e punimeve që janë kryer, dhe ka pyetur qytetarët, por edhe një avokat për ecurinë dhe stërzgjatjen e punimeve.…

Lajme

19/04/2024 14:15

Ndërtesa e Gjykatës në Gjakovë, që nga viti 2013 ka qenë në ndërtim, dhe deri tani, gjatë këtij viti ky objekt ka mbaruar së ndërtuari.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar ta shohë vetë procesin e punimeve që janë kryer, dhe ka pyetur qytetarët, por edhe një avokat për ecurinë dhe stërzgjatjen e punimeve.

Avokati tregoi se gjatë ndërtimit ka pasur probleme të mëdha, të cilat komuna gjithmonë i ka adresuar, dhe sipas tij kjo ka qenë absurd se si një objket të mos përfundojë.

Tutje ai thotë se ka disa zyre që ende nuk janë funksionalizuar, dhe ende operojnë në Gjykatën e vjetër.

Problemet në kryerjen e projekteve në vend nga ekzekutivi dhe ai lokal, vazhdojnë të jenë problem në Kosovë, kjo për shumë arsye të ndryshme. /Lajmi.net/

Video: