Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, KRU Mitrovica jep njoftim për disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth, në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit. Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Nexhip Dragaj”, “Ilaz Kodra” dhe “Sami Gashi”, si dhe në…

Lajme

10/03/2026 10:09

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth, në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Nexhip Dragaj”, “Ilaz Kodra” dhe “Sami Gashi”, si dhe në fshatin Gradec.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar të realizohen në rrugët “Korça” dhe “Shaqir Avdiu”, si dhe në fshatin Gushafc.

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Nga kompania bëhet e ditur se pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet më tej në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.