Punëtori që vdiq pasi ra nga skelet tek “AlbiMall” ishte shtetas i huaj
Një punëtor 50 vjeçar ka humbur jetën derisa po punonte në një objekt të “Albi Mall” në Veternik. Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Kosovës shtetasi i huaj ndërroi jetë pasi ra nga objekti- vdekjen e të cilin e konfirmuan edhe mjekët emergjent. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për…

Lajme
Një punëtor 50 vjeçar ka humbur jetën derisa po punonte në një objekt të “Albi Mall” në Veternik.
Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Kosovës shtetasi i huaj ndërroi jetë pasi ra nga objekti- vdekjen e të cilin e konfirmuan edhe mjekët emergjent.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj rreth orës 11:00 është marrë informata se një person rreth 50 vjeç ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një objekt.
“Si pasojë e lëndimeve, personi mashkull shtetas i huaj ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.
Sipas informacioneve personi që vdiq ishte shtetas rumun, por që punonte në Kosovë./Lajmi.net/
Vdes punëtori 50 vjeçar – ra nga objekti që po punonte në lagjen Veternik