Punëtori i sigurimit e keqtrajtoi një qen në strehimoren e kryeqytetit, komuna kishte marr tender shtesë “kinse” për kushte më të mira
Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku. Një video ku shihet një qen duke u goditur nga një punëtor në strehimoren publike të qenve në Prishtinë, është publikuar nga Fondacioni…

Lajme
Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku.
Një video ku shihet një qen duke u goditur nga një punëtor në strehimoren publike të qenve në Prishtinë, është publikuar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
Kjo organizatë tha se “ky veprim është mizor, i paligjshëm dhe absolutisht i papranueshëm” dhe se “nuk është një rast i izoluar, por një simptomë e qartë e një problemi më të thellë dhe sistematik brenda qasjes së Komunës së Prishtinës ndaj mirëqenies së kafshëve”.
“Komuna ka dështuar vazhdimisht në respektimin e dispozitave ligjore në fuqi për trajtimin dhe kujdesin e kafshëve, veçanërisht Ligjin Nr. 02/L-10 për Mirëqenien e Kafshëve dhe Udhëzimin Administrativ për strehimoret e kafshëve shoqëruese”, thuhej ndër tjerash në reagim.
Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës dha sqarime për incidentin e ndodhur në ambientet e Strehimores së kryeqytetit, ku shihej një person teksa keqtrajtonte një qen.
Sipas Komunës, njeriu që e kryente këtë akt nuk ishte punëtor i kësaj strehimoreje, por punëtor i kompanisë së sigurimit të këtij objekti.
“Duke e konsideruar të papranueshëm dhe të dënueshëm çdo akt dhune ndaj kafshëve, ju informojmë se ndaj punonjësit në fjalë janë marrë masa të menjëhershme disiplinore, konkretisht: largimi i tij përfundimtar nga detyra, nga ana e kompanisë së sigurimit. Drejtoria për shërbime publike dhe të gjithë partnerët e saj angazhohen maksimalisht në respektimin e standardeve për mirëqenien e kafshëve dhe dënojnë çdo sjellje që cenon dinjitetin dhe trajtimin e tyre të drejtë”, thuhet në sqarimin e Komunës së Prishtinës.
Por a u siguruan kushte më të mira për qentë endacakë?- Komuna e Prishtinës gati dy muaj më parë kishte hapur një tender “kinse”, për cilësinë dhe dinjitetin e trajtimit të qenve endacakë.
Ky tender kapte vlerën e 15 mijë euro, për trajtimin e 500 qenve endacakë në Qendrën për Trajtim, anipse së fundi nuk u pa një gjë e tillë.
Teksa ky tender u fitua nga kompania “Veterina”, e cila nga dy kompani të tjera ishte më e lira me një shumë prej 13 mijë e 600 euro,
Ndryshe nuk është hera e parë ku qentë keqtrajtohen, edhe pse “metoda”, e Ramës që qytetarët të adaptonin qentë endacakë dhe si shpërblim do të merrnin për secilin nga 50 euro nuk ishte dhe aq efikase. /Lajmi.net/