Punëtori i kompanisë “Pastrimi” s’e duron praninë e gazetarëve para komunës- nis t’i shaj me nënë

Pavarësisht situatës së krijuar tash e disa muaj në mes kompanisë “Pastrimi” dhe Komunës së Prishtinës- nuk ka asnjë zgjidhje. Tashmë punëtorët e kësaj kompanie kanë nisur dhe një grevë. Prej dy ditësh të njëjtit janë vendosur para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, e ku përreth rrugës kanë ndaluar edhe kamionët. E sot…

Lajme

23/05/2025 12:30

Pavarësisht situatës së krijuar tash e disa muaj në mes kompanisë “Pastrimi” dhe Komunës së Prishtinës- nuk ka asnjë zgjidhje.

Tashmë punëtorët e kësaj kompanie kanë nisur dhe një grevë.

Prej dy ditësh të njëjtit janë vendosur para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, e ku përreth rrugës kanë ndaluar edhe kamionët.

E sot kur situate veçse është edhe më e vështirë dhe të njëjtit nuk arritën përsëri ndonjë marrëveshje me komunën, ata patën edhe një hall tjetër- atë me praninë e gazetarëve.

Punëtorët e “Pastrimit” janë bërë nervoz me praninë e gazetarëve dhe të njëjtit kanë filluar që t’i ofendojnë rëndë ata.

Njëri prej tyre nisi t’i ofendojë rëndë gazetarët, madje duke përmendure dhe familjarë.

Situata veçse është rënduar derisa nuk dihet nëse borxhi 2.7 milionë i komunës do t’i kthehet ndërmarrjes dhe kushtet që po kërkohen nga punëtorët do të plotësohen./Lajmi.net/