Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit. Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00, ndërsa Policia e Kosovës e ka iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. “Është raportuar se viktima m/k është pa shenja jete, në vendin ku ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit…

Lajme

18/08/2026 09:59

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit.

Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00, ndërsa Policia e Kosovës e ka iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima m/k është pa shenja jete, në vendin ku ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Lajmi.net/