Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së protestë para Rektoratit

Punëtorët teknik të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës si dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi janë mbledhur para Rektoratit.

Lajme

13/05/2014 14:08

Siç thonë ata, aty do qëndrojnë derisa të marrin një përgjigje nga ana e Rektoratit, se kush po i mban parat e tyre. 

Thonë se punëtorët e revoltuar për mos dhënien e pagës së mbetur nga kompania AB dhe po ashtu vonesën e dhënies së pagës nga kompania e re që ka fituar tenderin, tani po fajësojnë Rektoratin e Prishtinës . (KP)