Punëtorët e “Trafikut Urban”: Nëse s’ka zgjidhje pas mbledhjes së kuvendit nesër, greva vazhdon
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, po shpreson që në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, do të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen. Nga objekti i komunës, ku edhe janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të…
Lajme
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, po shpreson që në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, do të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.
Nga objekti i komunës, ku edhe janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës.
“Nëse nuk ka zgjidhje nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.