Punëtorët e Trafikut Urban në protestë: Qe 6 muaj jemi pa paga, 2 milionë e 700 mijë na kanë borxh s’kemi pare as për naftën e autobusëve

Punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të sektorit privat kanë arritur para Komunës së Prishtinës që nga ora 09:00 kanë nisur sot protestën e tyre. Shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në kryeqytet që prej sot, për shkak të vështirësive financiare si: Punëtorët pa paga e autobusët pa derivate. Përfaqësuesi i…

Lajme

24/11/2025 09:58

Punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të sektorit privat kanë arritur para Komunës së Prishtinës që nga ora 09:00 kanë nisur sot protestën e tyre.

Shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në kryeqytet që prej sot, për shkak të vështirësive financiare si: Punëtorët pa paga e autobusët pa derivate.

Përfaqësuesi i këtyre punëtorëve, Ilmi Gashi deklaroi se kjo protestë po  bëhet pa dëshirën e tyre, por nuk kanë më zgjidhje pasi që 6 muaj janë pa paga.

“Këtë protestë pa dëshirën tonë, por i falënderoj qytetarët të cilët na kuptojnë,. Punëtorët që gjashtë muaj s’kanë marrë paga. Qe 6 muaj pa paga janë, tv qe 20 ditë është që s’ka marrë pagë e po ankohen, e njerëzit dhe me paga e s’po munden t’ia dalin e lëre më na që gjashtë muaj.Familjet kanë nevojë për paga. Punëtorët kanë nevojë për paga e s’ja kemi borxh as komunës as kurrkujt që me na pru në këtë gjendje as mjetet na i kërkojmë ku janë tonat që janë, qato i kërkojmë për shërbimin që e kemi bë. Qytetarët i falënderoj shumë që na mirëkuptojnë e na vjen keq prej tyre që e përdorin transportin publik-urban. Na kemi ardhur sot t’i shprehim pakënaqësitë tona, kërkoj që të gjithë të na përkrahin në të drejtën tonë”,deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Ai tha se zgjidhje pranojnë vetëm kur t’u ekzekutohen pagat.

“Edhe popullata që e përdor trafikun urban të na mirëkuptojë sepse pa pagë s’punon as punëtori e as autobusi nuk ec pa naftë. Kërkojmë edhe nga Kryetari ta kemi një takim, çka po na thotë e çka parasheh ai si zgjidhje.Zgjidhje pranojmë na derisa të qiten mjetet se pa pas pare ai s’ec. 2 milionë e 700 mijë na kanë borxh, 2 milionë e 400 mijë i kemi obligime ndaj naftës e punëtorëve. Kjo s’është lojë duhet të vetëdijesohemi”,shtoi ai.

Ai tha se shumë punëtorë morën over-drafte në banka e bënë llojlloj zgjidhje që t’ia dalin disi.

“Që gjashtë muaj kemi pritur ja në këtë muaj ja naton, e janë gjind qysh kanë mujt me over-draft e me gjithçka. Kryetari thotë se 25 milionë të hyra vetanake që s’po na lëshojnë, e 10 milionë grante që s’po i lëshon ministria. Ky po thotë s’kom mjete, e besoj se kërkush s’ja ka inati popullit”,shtoi ai./Lajmi.net/