Punëtorët e sigurimit të QKUK-së protestojnë sërish, mblidhen edhe sot para klinikave

Një numër i madh i punëtorëve të sigurimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të protestuar para klinikave të QKUK-së. Protesta e të njëjtëve po vazhdon pas vendimit për ndërprerje të kontratave të punës. Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira pune,…

Lajme

30/06/2025 12:49

Një numër i madh i punëtorëve të sigurimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të protestuar para klinikave të QKUK-së.

Protesta e të njëjtëve po vazhdon pas vendimit për ndërprerje të kontratave të punës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira pune, e po ashtu që të kthehen në menaxhimin e QKUK-së, raporton lajmi.net.

Sikurse ditë më parë edhe sot ata u mblodhën në shenjë proteste, derisa ditë më parë në takim me u.d të drejtorit të QKUK-së u premtua se do të bëhet një zgjidhje.

Tani për tani , QKUK-ja po “sigurohet” nga Policia e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pati deklaruar se punëtorët janë të detyruar të largohen, pasi nuk kanë kontratë pune dhe nuk janë të mbrojtur ligjërisht./Lajmi.net/