‘‘Punëtorët e padukshëm të nëntokës’’ – Zhvillohet peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale
Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka zhvilluar peticionin, përmes të cilit kërkohet hartimi dhe miratimi i Listës Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale, si një hap thelbësor për njohjen ligjore, trajtimin shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave të minatorëve. Nga ky institut, është njoftuar edhe se, mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe…
Lajme
Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka zhvilluar peticionin, përmes të cilit kërkohet hartimi dhe miratimi i Listës Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale, si një hap thelbësor për njohjen ligjore, trajtimin shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.
Nga ky institut, është njoftuar edhe se, mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, duke theksuar se sëmundjet profesionale nuk janë thjesht statistika, janë realitete të përditshme që prekin jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe familjet e tyre, dhe se kësisoj, kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet të qartë.
Njoftimi:
Zëri i minatorëve po dëgjohet!
Sot, në kuadër të projektit “Punëtorët e Padukshëm të Nëntokës: Për një Listë Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale për Minatorët e Kosovës”, Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka zhvilluar aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin, duke u angazhuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe minatorë.
✍️ Përmes këtij peticioni, po kërkohet hartimi dhe miratimi i Listës Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale, si një hap thelbësor për njohjen ligjore, trajtimin shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.
📍 Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, më 13 dhe 14 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen dhe të kontribuojnë në këtë nismë të rëndësishme.
Për shumë minatorë, sëmundjet profesionale nuk janë statistika, janë realitet i përditshëm që prek jetën, dinjitetin dhe familjet e tyre.
🤝 Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe dhanë mbështetjen e tyre. Së bashku vazhdojmë avokimin për drejtësi dhe dinjitet për minatorët e Kosovës.
🔸 Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA)Embassy of Sweden in Pristina dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)Community Development Fund – CDF në kuader të projektit HumanRightivism. Aktivitetet e IHDNj synojnë fuqizimin e të drejtave të minatorëve përmes dokumentimit të sëmundjeve profesionale.
Peticioni është vazhdimësi e punës së IHDNj për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të minatorëve dhe dëshmimin e nevojës urgjente për krijimin e kësaj liste.
Për shumë minatorë, sëmundjet profesionale nuk janë thjesht statistika, janë realitete të përditshme që prekin jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe familjet e tyre. Prandaj, kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet të qartë.